Jonida Maliqi shtatzënë.

Jonida Maliqi thuhet se është shtatzëne rreth muajit të tretë.Edhe pse barku i saj ende nuk ka filluar të shfaqë shenjat e shtatzënisë, sipas “Bluetooth” ajo është duke pritur fëmijën e parë.

Thashethemet kishin nisur qysh më herët, por ato u shtuan edhe më shumë në natën finalen e “Top Festit”. Çfarë e bën më të sigurt këtë lajm është fakti se kohëve të fundit 28-vjeçarja është parë të veshë vetëm veshje të gjera.

Pas një marrëdhënie shumëvjeçare me Gent Prizrenin, me të cilin prej tashmë tre vitesh ka lidhur edhe kurorë, vjen lajmi i mirë për një fëmijë.

“Ishte një gjë e paplanifikuar, megjithatë çdo gjë që më ka ndodhur në këtë formë më ka ecur shumë mbarë”, ka qenë e gjitha çfarë ka thënë këngëtarja.

(gazetaonline.net)

No comments:

Post a Comment