Jeta Faqolli bashkëpunon me "Deep System"

Pas pjesëmarrjes së Jeta Faqollit në edicionin e sivjetshëm të “Top Fest”, këngëtarja po përgatit një tjetër surprizë për fansat e saj. Së shpejti këngëtarja do të lançojë këngën e saj të re. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Por, surpriza e vërtetë janë bashkëpunëtorët e saj, tre djemtë e talentuar të grupit “Deep System”.

Pas suksesit të verës së vjetshme me hitin “Mr Dj”, djemtë nga Rumania, për herë të parë performuan për publikun shqiptar gjatë festivalit të këtij fundviti të RTSH-së. Pas pritjes entuziaste nga publiku i Pallatit të Kongreseve djemtë erdhën sërish me një tur koncertor në disa night club-e në Shqipëri. E mesa duket djemtë do t’i rishohim shumë shpejt me këtë duet që pritet të lançohet së shpejti.

(albeu.com) 

No comments:

Post a Comment