Izraeli i kërkon Shqipërisë të mos njohë kauzën e Palestinës

Izraeli i kërkon Shqipërisë të mos njohë çështjen palestineze dhe të mos e votojë atë në Kombet e Bashkuara. Diplomacia e Jerusalemit vihet në lëvizje për shkak të konfliktit të ri ku Palestina kërkon njohjen e territoreve kufitare të vjetra.

Për këtë qëllim qeveria izraelite po nis një tur të rëndësishëm takimesh në Bashkimin Evropian dhe më gjerë. Në këtë axhendë bënë pjesë dhe Shqipëria,
ndaj ministri i Jashtëm Avigdor Lieberman, pritet të vizitojë Tiranën me qëllim kërkesën ndaj qeverisë “berisha” dhe Shqipërisë që të mos e mbështesë kauzën e Palestinës. Lajmin e ka bërë publik “Jerusalem Post”. Kjo është vizita e parë e rëndësishme që prej 17 vjetësh që një zyrtar i lartë i Izraelit po zhvillon në Tiranë.

Lieberman do të marrë pjesë dhe në një forum ekonomik të bizneseve izraelite, që janë 16 sipërmarrje, që kërkojnë të investojnë. Lieberman do të vizitojë edhe Kroacinë, Austrinë, ndërsa do të ndiqet nga nja udhëtim edhe i kryeministrit Netanyahu në Rumani, Bullgari, Poloni, Hungari dhe në vende të tjera të Kombeve të Bashkuara.





(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment