Brazili i kundërpërgjigjet FIFA-s

Drejtori i ueb sajtit të Komitetit organizativ të kampionatit botëror të futbollit Brazili 2014, Rodrigo Prada, ka vlerësuar të shtunën se sekretari i përgjithshëm i FIFA-s Zherom Valke e ka tepruar me kritika në llogari të organizatorit të botërorit.
Valke dje gjatë vizitës në Moskë është ankuar për vonesat në përgatitjet për botërorin e futbollit që do të mbahet pas tri vjetësh në Brazil dhe ka shtuar se organizatori ende nuk stadiume, aeroporte dhe sistem të komunikacionit.
“Valke nuk ka gabuar në tërësi kur ka kritikuar ecjet e ngadalta të përgatitjeve të botërorit, por e ka tepruar në theksimin e disa problemeve”, ka thënë Prada.
Ai ka përmendur se nuk mund të krahasohet vonesa në ngritjen e infrastrukturës, por megjithatë duhet të jetë më objektiv në vlerësime.
“Problemi më i madh është fakti se ndërtimi i stadiumeve është ende në fazën e vendosjes së themeleve. Për këtë arsye është vështirë t’iu shpjegohet njerëzve se stadiumet po ndërtohen, pasi nuk janë ende të dukshme”, ka thënë Prada, duke shtuar se FIFA bart një pjesë të përgjegjësisë për shkak të vonesës së punimeve.
“Arkitektët e angazhuar në ngritjen e stadiumeve janë ankuar se FIFA javën e kaluar u ka rekomanduar ndryshime të reja në projekt, gjë e cila praktikisht nënkupton shtyrje të reja”, ka thënë Prada.
Valke nuk është përfaqësuesi i parë i FIFA-s që ka kritikuar nikoqirin e botërorit 2014, për shkak të vonesave në përgatitje. Presidenti i FIFA-s, Sep Blater në muajin mars, po ashtu, është ankuar se ka vonesa në përgatitjet për botërorin në Brazil.
Presidentja e Brazilit, Dilma Rusef, kishte ftuar për takim kah fundi i majit prefektët e 12 qyteteve mikpritëse të ndeshjeve të botërorit, si dhe guvernatorin e shtetit dhe disa ministra të Qeverisë braziliane, për të shqyrtuar situatën e sapokrijuar.
Rusef pas takimit ka marrë gjithë përgjegjësinë për rrjedhën e përgatitjeve për kampionatin botëror.
Ajo, po ashtu, ka urdhëruar sektorin privat që të modernizojë dhe të ri-konstruktojë tri aeroporte – në Brazilia, Sao Paolo dhe Kampinas. Para kësaj, instituti hulumtues brazilian njoftoi se madje nëntë nga 13 aeroporte, të cilët duhet të modernizohen, nuk do të jenë të gatshme me kohë.






(www.rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment