Itali, zbulohet një konsullatë e rreme shqiptare

Në një qyteze ne afërsi te Vicences karabinieret kanë bërë një zbulim te habitshem: kanë gjetur një konsullatë nderi të rremë shqiptare. Prej kohesh ne godine valëvitej flamuri shqiptar, gje qe pati vene ne dyshim forcat e rendit, të cilat nuk ishin ne dijeni te nje konsullate apo zyre perfaqesie shqiptare ne territor.

Pas disa shqyrtimesh me te imta, eshte zbuluar se atje vepronte dhe nje konsull nderi, i rreme edhe ky. Shtetasi 31 vjeçar Massimiliano Nicolini, i cili është munduar te ndaloje hyrjen e karabiniereve ne godine duke i paralajmeruar se ajo eshte seli diplomatike,eshte akuzuar tani per përvetësim titujsh nderi. Në zyrat e asaj që hiqej si konsullata shqiptare e nderit janë gjetur flamuj kuq e zi, letra me kokë në shqip dhe italisht me logon e konsullatës së rremë.

Atje punonin në të zezë dhe dy stazhiere shqiptarë, prandaj konsulli i rreme i nderit duhet te përgjigjet edhe per favorizim të emigracionit klandestin dhe shfrytëzim të krahut të punës.

Tani prokuroria po punon për të zbuluar nëse Massimiliano Niccolini e ka shfrytëzuar titullin e tij të rremë në ndonjë rast e nëse ka patur përfitime të ndonjë natyre nga ky mashtrim.

(top-channel.tv)



No comments:

Post a Comment