iPhone 5, në shtator?

Konferenca WWDC e Apple-it kaloi javën e kaluar pa një iPhonë të ri, kështu që është koha të fillojnë thashethemet. Kompania Apple ka përdorur Worldwide Developers Conference (WWDC) për të zbuluar iPhone-ët e ri. iPhone 3G, 3GS dhe iPhone 4, të gjithë ishin njoftuar në WWDC, por këtë vit Apple vendosi të fokusohet më shumë jo vetëm në paraqitjen e telefonit por edhe në programet e tij.
Thashethemet e fundit sugjerojnë se iPhone 5 do të lëshohet në shtator. Sipas "9to5Mac", iPhone i ri ka arritur në fazën finale të testimit.
"Plani aktual është të lëshohet në shtator" ka thënë burimi i tyre. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment