Internet, hakerat sulmojnë “Sega”-n.

Videolojrat po vihen gjithmonë e më shumë në rrezik për ata që përdorin platformat online.
Pas “Sony” dhe “Nintendo”, hakersa të paidentifikuar kanë arritur të depërtojnë në serverat e “Sega”, nga të cilët mund të marrin të dhëna mbi abonentët.

Sipas BBC, grupi japonez i ka dërguar një e-mail abonentëve për t’i njoftuar për një “akses të paautorizuar” të ndodhur në 24 orët e fundit.

Megjithatë, kompania ka theksuar se nga kontrollet e kryera nuk ka rezultuar të jenë vjedhur numra të kartave të kreditit.

Ekspertë të elektronikës deklarojnë se krimi informatik po zgjerohet me hapa marramendës dhe shprehen të bindur se së shpejti ai do të identifikohet me termin “cyber-mafia”.

(top-channel.tv)



No comments:

Post a Comment