Inter-Lecce, nën hetim për trukim

Vetëm 24 orë pas arestimit të ish-kapitenit të Lazios, Beppe Signorit si kumbara i kurdisjeve të ndeshjeve, zbulohen edhe përballjet të cilat besohen se rezultatet e tyre janë të kurdisura.

Në mesin e këtyre ndeshjeve janë edhe ajo e ish-kampionit të Italisë Inter. Ndeshja e zhvilluara më 20 mars 2011 në mes të Interit dhe Lecces e cila përfundoi me fitoren e "Nerazurrëve" me rezultat 1-0 dyshohet se është e kurdisur.

Ky është skandali më i madh që ka prekur futbollin italian që nga ai i vitit 2006, i njohur si "Calciopoli".
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment