3-vjeçarja me koeficient inteligjence 140

Saffron Pledger i lexon motrës së saj më të vogël dhe konkurron me të atin për rezultatin më të mirë ndërsa shohin kuizin britanik "Countdown".

Megjithatë Saffron Pledger është vetëm 3-vjeçare. Vogëlushja, e cila mund të shkruajë, të lexojë dhe të numërojë deri në 50, ka bërë testin e inteligjencës me të cilin është konfirmuar se koeficienti i saj i inteligjencës (IQ) është 140.

Ajo gjithashtu kryen operacionet e thjeshta matematikore si mbledhje e zbritje, dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë leksion në shkollë. Familja tani pret që organizata Mensa të bëjë verifikimin përfundimtar të testit, dhe nëse pranohet, do të jetë një nga anëtaret më të reja të organizatës, e cila mbledh njerëzit me koeficientet më të larta të inteligjencës.

Pavarësisht se ka një koeficient inteligjence që është 40 pikë më i lartë se mesatarja britanike, ajo ka interesat e një 3-vjeçareje të zakonshme.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment