I papërmbajtshmi Gigs, ka shkuar edhe me vjehrrën e vëllait

Mediat britanike kanë bërë të ditura të tjera të dhëna shokuese mbi historitë skandaloze seksuale të mesfushorit uellsian të Mançester Junaited, Rajan Gigs.
Sipas “Daily Mirror”, Gigs ka kryer marrëdhënie seksuale jo vetëm me bashkëshorten e të vëllait, por edhe me mamanë e saj, 49-vjeçaren Lorraine Lever. Gazeta bën me dije se Gigs kishte treguar kujdes të veçantë për vjehrrën e të vëllait, çka bëri më pas që ata të kishin edhe marrëdhënie seksuale. Megjithate, kjo nuk është konfirmuar ende. Sakaq, gruaja e vëllait të Gigs, me të cilën ky i fundit shkonte prej 8 vjetësh, duket se ka pasur marrëdhënie seksuale edhe me një tjetër lojtar të Mançester Junaited, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Joanna Wilson ka thënë se nipi i vet, Rajan Gigs, është i sëmurë nga seksi dhe nuk arrin që ta mbajë dot organin e vet gjenital brenda pantallonave. Ajo tha se Gigs ka përdorur famën e vet për të shkuar me shumë femra, ndërsa ka pohuar se ai duhet të kurohet. Skandali i Gigs nisi me zbulimin e një marrëdhënie me modelen Imogen Thomas, ndërsa më pas u zbulua edhe marrëdhënie e tij 8-vjeçare me kunatën.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment