Eto`o: Nuk largohem nga Interi

Sikur të mos mjaftonin përgënjeshtrimet se ai nuk do të largohej nga klubi i Interit, Samuel Eto`o i është përgjigjur edhe njëherë tjetër pyetjes lidhur me të ardhmen e tij.

Klubi i Anzhit në Rusi, në të cilin aktivizohet edhe mbrojtësi brazilian Roberto Karlos, ka shfaqur interes për kapitenin e Kamerunit.

"Nuk e kuptoj se përse shumë më pyesin nëse jam i interesuar për të kaluar në kampionatin rus. Unë sot luaj në Itali dhe këtu dua ta vazhdoj". 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment