“Hotima”, vrau 62 vjeçarin, arrestohet Ardian Azizi

Arrestohet 38 vjeçari i dyshuar për vrasje.
Drejtoria e policisë së qytetit të Vlorës bëri me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Hotima” nga Sektori i Krimeve të Rënda u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Ardian Azizi, lindur dhe banues në Selenicë. Ndalim i këtij shtetasi u bë për arsye se më datë 14.06.2011 rreth orës 18.30 ne aksin rrugor Vlorë-Selenicë në vendin e quajtur “Bishti i Malit“ në bashkëpunim me vëllain tij, shtetasin Fatmir Petraj, (i arrestuar në datë 14.06.2011) dyshohet të kenë vrarë me armë zjarri tip automatik shtetasin Batjar Llanaj, vjeç 62, lindur dhe banues në Selenicë. Viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin tip Mercedes-Benz me targa VL 6368 C, nga Selenica për në Vlorë. Kapja e shtetasit të sipërpërmnedur u bë falë informacioneve të marra në rrugë operative që cuan në zbulimin e vendodhjes së tij.

(noa.al)








No comments:

Post a Comment