Hiddink nuk do të largohet nga Kombëtarja Turke

Agjenti i trajnerit të Kombëtares Turke, ka thënë se holandezi Guus Hiddink nuk do të largohet nga drejtimi i Kombëtares Turke për të marrë drejtimin e skuadrës së Chelseat.

"Hiddink ka një kontratë me Kombëtaren Turke dhe jam i sigurt që ai do ta respektojë atë deri në momentin e fundit për këtë jam shumë i sigurt", deklaroi Van Nieuwenhuizen, agjenti i Guus Hiddink.

Disa ditë më parë Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mahmut Ozgener kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij dhe kështu ishin zgjuar spekulimet se kjo ndodhi për shkak se Hiddink ka "firmosur" një kontratë me Blutë e Londrës, Chelsea-n. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment