Hiddink një mundësi e Interit.

Tashmë Interi është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Leonardos tek PSG duke marrë porstin e Drejtorit Sportiv.
Moratti së bashku me drejtuesit e tjerë janë duke bërë të pamundurën për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt.

Tashmë në rradhët e trajnerëve të cilët mund të marrë drejtimin e Interit ndodhet edhe Guss Hiddink i cili për momentin është nën drejtimin e Kombëtares Turke.

Vetë agjenti i Hiddink,Cees Van Nieuwenhuizen ka deklaruar se Interi do të ishte një alternativë e mirë për Hiddink por më parë duhet të biesdojmë me Federatën Turke të Futbollit pasi ato janë të vetmit që mund të vednosin për të ardhmen e tij.

Por nuk është vetëm Hiddink i vetmi trajner për të cilin Interi po mendon pasi ndodhen edhe disa të tjerë siç janë: Garcia trajneri aktual i Lille, Deschamps, Schuster, Gasperini dhe ish-trajneri i Atletico Madridit Quique Flores. 

(albeu.com)



No comments:

Post a Comment