Haxhinasto jep tre mesazhe për Shqipërinë

Numri dy i qeverisë shqiptare, zëvendëskryeministri njëkohësisht dhe ministër i jashtëm, Edmond Haxhinasto shprehet krenar për zhvillimet ndërkombëtare të vendit.

Pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit, Haxhinasto, tha tre mesazhe që merr vendi ynë nga ky takim, raporton TCH.

Së pari Shqipëria del me mesazhin që është momenti të zbatohet logjika e zbatimit të ligjit “Shqipëria të respektojë institucionet e pavarura, të respektojë gjykatat e saj, ligjet”

Së dyti Shqipëria del me mesazhin se është e nevojshme që të realizohet një reformë zgjedhore në të ardhmen, e cila, të ketë konsensus të gjerë politik, të marrë asistencën dhe këshillimin e institucioneve të specializuara për zgjedhje siç janë ODIHR apo edhe Komisioni i Venecias.
Dhe mesazhi i trete që merr Shqipëria është që politika shqiptare, në mënyrë institucionale, të angazhohet dhe të fokusohet në zbatimin e 12 prioriteteve kyçe që janë vendosur përpara Shqipërisë nga Bashkimi Europian. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment