Hamsik firmos pas Superkupës?

Mister “X”, mister “Y”, flokë të gjata, të shkurtra, të forta, sy të zinj, i gjatë dhe i mirë me të dy këmbët, por që është dhe kumintar. Për të plotësuar fjalëkryqin do të mjaftonin këto të dhëna, por kur flitet për objektivat e merkatos është njësoj si të gjesh një gjilpërë në kashtë. Vështirë të dallosh karakteristikat e një futbollisti që kërkohet, sidomos duke u nisur nga marrëdhënia mes sasisë dhe çmimit, pa harruar këtu faktin se konkurrenca është gjithmonë e më shumë në rritje, me miliardat e naftës dhe biznesin “outsider” që kërkon të depërtojë thellë në botën e futbollit (shembujt janë të shumtë, nga sheikët e Sitit, te ato të PSG-së, për t’i marë në rend kohe). Ndaj, pikëpyetjet bëhen gjithmonë e më të shumta. Milani është në kërkim të një mesfushori krahu të majtë, i aftë që të mbulojë dhe sulmojë, që të luajë mirë me të dy këmbët dhe të jetë gati për një skuadër të madhe, duke bërë diferencën. Pasi janë tallur mirë e mirë me gazetarët, duke dhënë ditë pas dite detaje të reja mbi “premtimin” e presidentit Berluskoni, heshtja ka pllakosur në gojën e Galianit dhe Alegrit, që janë mjaftuar me një: “do të shihni në gusht, sepse tani është ende herët!”. Pra, duket se tashmë gjithçka kthehet serioze dhe nuk ka më kohë për t’u tallur. Shvainshtaiger, Fabregas, Kaka, apo Vitsel? Emra që pëlqehen, disa shumë të kushtueshëm, të tjerë ëndrra dhe asgjë konkrete. E vërteta është një tjetër: Galiani, Braida dhe Alegri janë duke përgatitur pistën për Marek Hamsikun, njeriun e dëshirave në Via Turati.

Pëlqim i vjetër – Që Hamsik do të ishte objektivi kryesor i Milanit kjo u vu re menjëherë në javët e fundit të kampionatit, kur Alegri u shpreh: “Do të më pëlqente të stërvisja Marek Hamsikun, një futbollist modern dhe që do të na bënte punë në më shumë se një rol”. Menjëherë pas tij, Galiani, që u shpreh se “Hamsik do të ishte ideali, por De Laurentis kërkon ta mbajë”. Më vonë u kuptua se edhe presidenti Berluskoni ishte bindur, por në fushatën përpara zgjedhjeve u premtoi napoletanëve se “Milani nuk i merr flamujt skuadrave të tjera”.

Sa shumë sponsor – Por, sikur të mos mjaftonin fjalët e drejtuesve, edhe futbollistët kanë nisur të bëhen sponsor, nga Gatuzo te Antonini, për të vazhduar me një ish legjendë si Barezi. Të gjithë janë dakord që Hamsik do të bënte diferencën dhe do të mbulonte, edhe pse jo 100%, një mungesë si ajo e Pirlos.

Çmimi – Për sa i përket çmimit, kjo është një çështje e cila duhet diskutuar. De Laurentis e ka të qartë se largimi i Hamsikut do të sillte pakënaqësitë e tifozerisë, ndaj dhe shitja e tij duhet të shihet si një ofertë e parefuzueshme nga Milani, që u përpoq të përfshinte Kasanon në tratativa, por që nuk gjeti mbështetjen e klubit axurr. Flitet për 30 mln euro, një shifër të cilën Galiani do ta ulë deri në 20 mln euro, duke përfshirë edhe ndonjë futbollist.

Gushti vendimtar – Por, sipas burimeve në ambjentet e klubit kuqezi, flitet për një “sulm” vendimtar në gusht, pas Superkupës së Italisë, që do të zhvillohet në Pekin, mes Milanit dhe Interit. Pasi Hamsik të ketë luajtur edhe turin kualifikues të Champions, do t’i japë lamtumirën axurrëve, për t’u transferuar te Milani. Dhe, për ta zëvendësuar, De Laurentis po mendon për Lamelën, argjentinasin e talentuar. Pra, si të thuash, De Laurentis e di që do të humbë sllovakun dhe po përpiqet të gjejë sa më shpejt zëvendësuesin.



(www.sportekspres.com)

No comments:

Post a Comment