Greqia përkrah integrimin evropian të Kosovës.

Integrimi i Kosovës në BE e ka mbështetjen e shtetit grek, gjithmonë nëse mbështetet në frymën e agjendës së Selanikut për integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Ky vlerësim ka ardhur nga një komunikatë e qeverisë së Kosovës ku flitet për vizitën e zëvendëskryeministres së Kosovës, Edita Tahiri në Greqi.

Komunikata vazhdon më tutje duke thënë se gjatë takimit u diskutua edhe për dialogun aktual ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe se u fol për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha planet me theks në bashkëpunimin ekonomik./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment