Greqi, Papandreu nuk tërhiqet: Do krijoj qeveri të re

Kryeministri grek Jorgos Papandreu tribloi në minutën e fundit. Ndërsa pritej të deklaronte dorëheqjen për t’i hapur rrugën qeverisë së unitetit, ai deklaroi para pak minutash publikisht se nesër do të krijojë një qeveri të re dhe do t’ia cojë atë për votëbesim Parlamentit.

Papandreu deklaroi shkurt: “Mora përgjegjësinë kur vendi ishtë në buzë greminës ku e kishin cuar të tjerët dhe punova me pergjegjësinë më të madhe për ta nxjerrë vendin nga kriza. Opozita e shfrytëzoi situatën për show mediatik dhe nuk mori përgjegjësi politike.

Ai tha se do vazhdojë të njëjtën rrugë, sepse përgjegjësia është kombëtare dhe jo partiake.

Dështuan kështu të gjithë skenarët e ndërtuar gjatë gjithë ditës për mundësinë e krijimit të një qeverie të unitetit kombëtar pa Papandreun kryeministër.

Para se të bënte këtë deklaratë, Papandreu pati një tjetër kontakt telefonik me kryetarin e opozitës Samaras, për ta njoftuar mbi vendimin.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment