Gjyqtari me origjinë çame pengohet të kalojë në kufirin grek

Një gjyqtar shqiptar është penguar nga autoritetet greke që të kalojë kufirin. Kjo gjë është denoncuar nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

KLD-ja ka bërë me dije se gjyqtari që nuk është lejuar të kalojë në kufirin grek është Skënder Damini. Sipas KLD-së, ky i fundit është me origjinë çame dhe ka qenë pikërisht kjo arsyeja që autoritetet greke nuk kanë lejuar hyrjen e tij në kufi.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë me dije se do ta çojë këtë çështje në Komisionin Europian, ndërkohë që është e disata herë që qytetarët shqiptarë, të cilët kanë të shkruar në pasaportë Çamërinë si vendlindje, nuk lejohen të hyjnë në Greqi.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment