Gjermania miraton mbylljen e centraleve bërthamore

Kabineti qeveritar gjerman ka miratuar mbylljen e menjëhershme të tetë centraleve bërthamore dhe dhënien fund në mënyrë të planifikuar të epokës së energjisë bërthamore deri në vitin 2022.

Në një mbledhje të posaçme, anëtarët e qeverisë votuan për një riformulim të ligjit për energjinë bërthamore. Në vitet 2015, 2017 dhe 2019 do të mbyllet nga një central bërthamor, ndërsa në vitet 2021 dhe 2022 do të mbyllen tri komplekse bërthamore në vit.

Një central bërthamor, i gatshëm për t'u mbyllur në çdo moment, do të qëndrojë si rezervë, për të mundësuar furnizimin me energji elektrike në rast të mungesave në furnizim gjatë dimrit.

Pak para vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Washington, presidenti amerikan, Barack Obama, lëvdoi politikën energjetike të Gjermanisë.

Shtetet e Bashkuara mund të mësojnë nga Gjermania, se si me më shumë angazhim për klimën mund të arrihet më shumë rritje ekonomike, tha Obama për gazetën "Berliner Spiegel".

(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment