Gjermanët nuk duan njohje të Kosovës për BE

Zëvëndëskryeministri i Serbisë, Bozidar Djelic, ka thënë se anëtarët e delegacionit të parlamentit të Gjermanisë nuk kanë pohuar se Serbia duhet ta njohë Kosovën në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropia.Duke komentuar deklaratat e parlamentarëve gjermanë, të cilët thanë se Serbia pa e njohur Kosovën nuk mund të hyjë në BE, Djelic tha se ata thjeshtë janë të autorizuar për të shprehur mendimin e tyre në nivelin e ambasadorëve gjermanë.

“Qëndrimi i Gjermanisë, kur do të ketë një marrëveshje mes të djathtës dhe të majtës, është se Serbia duhet ta ketë vendin në BE. Gjermania është vendi i parë me më shumë donacione për vendin tonë, me rreth 1 miliard euro për dekadën e fundit. Dhe është mirë që kemi pasur një vizitë nga aq shumë zyrtarë gjermanë, në prag të vizitës së Angela Merkel në gusht. Ajo që është thënë për kinse njohjen e pavarësisë së Kosovës janë vetëm disa elemente për të mos penguar bisedimet për anëtarësim që fillojnë në fund të vitit”, tha Djelic për B92.


(telegrafi.com)



No comments:

Post a Comment