Gervinho shumë afër Arsenalit

Sulmuesi i Lille, Gervinho për një kohë të gjatë është në radarin e Arsenalit ndërsa tani thuhet se ai është shumë shumë afër transferimit në Emirates.
The Sun tregon se Arsenali pret që të transferojë Gervinhon për një shumë rreth 12 milion funte transferim ky që pritet të bëhet në ditët e ardhshme.

Lille ka refuzuar më herët një ofertë prej 10.5 milionë funte nga Arsenali dhe Tottenhami ndërsa së fundmi edhe PSG ka bërë një ofertë drejt tij.

Është vet menaxheri gjeneral i Lille, Frederic Pacquet i cili ka thënë se klubi do ta shesë lojtarin jashtë Francës.

Mediat angleze gjithashtu kanë raportuar se zyrtarizimi i këtij transferim pritet të bëhet në ditët e ardhshme.






(www.lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment