Agjenti: Sissoko në bisedime me Liverpool, Inter dhe Lyon

Agjenti i mesfushorit të Toulouse, Moussa Sissoko ka thënë se klienti i tij është në bisedime me Interin, Lyonin dhe Liverpoolin.

“Lidhja me Lyonin është serioze por nuk është vetëm një. Gjithashtu ekzistojnë negociatat me Liverpool dhe Inter”.

“Gjërat duhet të shkojnë në mënyrë serioze në javët e ardhshme. Prioriteti i tij është klubi me një projekt të madh sportiv. Nuk ekziston asnjë problem që lojtari të mos rinovojë me klubin”, tha agjenti për Goal.com






(www.lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment