Gervinho javën e ardhshme te Arsenali?

Klubi francez, Lille ka konfirmuar se negociatat e Arsenalit për të transferuar Gervinhon do të përfundojnë në javën e ardhshme.

Transferimi i Gervinhos sipas raporteve Arsenalit do t’i kushtojë diku rreth 10 milionë funte.

“Negociatat do të përfundojnë në javën e ardhshme”.

“Mund të transferohet Gervinho te PSG? Lojtari dëshiron të transferohet në Angli dhe ne si klub dëshirojmë ta shesim atë jashtë vendit”, tha menaxheri gjeneral i Lille, Frederic Paquet.

(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment