Domatja mbron lëkurën

Koncentrati i domates përmban një substancë të aftë të mbrojë lëkurën nga plakja në sasi dhjetë herë më shumë se domatja e freskët. Domatja, në fakt, është një perime e pasur me substancën e likopenit, ndoshta më e pasura, e cila çliron një funksion shumë të vlefshëm: bllokon veprimin e radikaleve të lira, domethënë të substancave që trupi ynë i prodhon si mbetje. Këto radikale provokojnë plakjen e lëkurës, të cilat dëmtojnë qelizat.

Pastaj radikalët e lira mund të favorizojnë zmadhimin e tipave të ndryshëm të kancerit si atij të gjoksit, në vezoret e grave dhe në prostatë tek burrat. Domatja kështu është shumë e çmuar për bukurinë e lëkurës dhe është një armë efikase në parandalimin e kancerit dhe akoma më shumë koncentrati i saj, na thonë studiuesit.

Motivi është i thjeshtë, përgjatë përgatitjes, kur domatja zihet, nxehtësia dhe uji e avullojnë dhe koncentron përbërësit ushqimore, ku është më i rëndësishëm likopeni.

Kaloria pastaj transformohet dhe likopeni bëhet më i asimilueshëm nga trupi njerëzor. Ja përse sasia e likopenit gjendet në përmbajtje 10 herë më shumë se tek tuli i perimit të freskët. Domatja, sipas një kërkimi italian, është e vlefshme edhe sepse përmban sasi kripërash minerale të domosdoshme për shëndetin dhe bukurinë, p.sh kaliumi, i cili lufton ruajtjen e nivelit hidrik dhe presionin e lartë, me kalciumin, i rëndësishëm për të pasur dhëmbë dhe kocka të forta, hekuri, fosfori dhe vitaminat A dhe C, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për bukurinë dhe shkëlqimin e lëkurës dhe në parandalimin e tumoreve. Dhe, së fundmi, është e pasur me fibra ushqyese, të cilat lehtësojnë funksionimin e zorrëvë.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment