Genc Pollo: Qeveria nuk tërhiqet nga regjistrimi etnik dhe fetar, nis në Tetor

Pavarësisht kundërshtimeve të shumta për regjistrimin e popullsisë mbi baza fetare dhe etnike, qeveria është e vendosur që ta çojë këtë plan përpara.

Ministri Genc Pollo, që është njëkohësisht Kryetari i Komisionit Qendror për regjistrimin e popullsisë, ka shpallur vendimin se në Tetor do të bëhet regjistrimi i plotë i popullsisë.

Formulari i regjistrimit do të përmbajë pyetjet për etninë, fenë dhe gjuhën, raportoi e përditshmja Panorama, duke cituar ministrin Pollo.

“Gjithashtu është momenti të rikonfirmojmë se pyetjet e mësipërme do të jenë pjesë e pyetsorit”, thotë ai në një analizë të botuar në gazetë, duke shtuar se këto tre pyetje do të jenë opsionale, që do të thotë se i anketuari mund të zgjedhë të mos përgjigjet.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment