Fustani i princeshës Dajana shitet për 800 mijë dollarë

Një fustan të cilin princesha e ndjerë britanike Dajana e kishte veshur para 26 vjetësh kur në Shtëpinë e bardhë kishte vallëzuar me Xhon Travoltën, është shitur në ankandin në Toronto për 800.000 dollarë kanadezë.
Princesha Dajana kishte veshur fustanin me ngjyrë të kaltër të mbyllët, të kreatorit Viktor Edelshtajn gjatë mbrëmjes solemne në vitin 1985, në Shtëpinë e bardhë, kur kishte vallëzuar me Travoltën.
Shtëpia e ankandit Vadington vlerën e fustanit para ankandit e kishte vlerësuar në shumën prej 800.000 deri në një milion dollarë kanadezë. Princesha Dajana vdiq në vitin 1997, në një aksident trafiku në Paris.
(rtv21.tv)



No comments:

Post a Comment