Fshihte drogë në stomak

Gjithsej 13 qese me heroinë kishte fshehur në stomakë një i burgosur 41 vjeçar i cili u transferua nga burgu i Koridhallos në burgun e Larissas.

Punonjësit e burgut në Larisa e diktuan pasi posedonte dhe një telefon celular dhe për këtë arsye e mbajtën nën mbikqyrje.

Tre ditë më vonë, i burgosuri nuk mundi të rezistojë më dhe lënda narkotike 55,3 gram që kishte në stomak doli në mënyrë fizike nga organizmi por duke rrezikuar jetën e tij pasi mund të çaheshin lehtësisht qeset nga lëngjet e stomakut dhe kjo do të shkaktonte vdekjen e tij.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment