Frank Lampard propozon Christine Bleakley.

Christine Bleakley thotë se ajo dhe i fejuari i saj Frank Lampard ndjehen shumë të gëzuar pas propozimit të tij në Los Anxhelos.
Por prezantuesja televizive arriti të largohet për pak momente për të thirrur kolegët e saj këtë mëngjes për të zbuluar të gjitha detajet e propozimit romantik të futbollistit të Chelsea-it.

Duke folur nga tualeti i një restoranti në Beverly Hills, ku ajo dhe Frank po festonin , Christine, zbuloi se ajo 'qau për rreth dhjetë minuta' , kur ai bëri pyetjen në restorant.Christine tha se edhe Frank ishte shumë i embël dhe romantik gjatë propozimit ,pamvarësisht se ishte diçka e thjesht dhe e përditshme.
"Ajo ishte shumë personale, shumë private në fakt, dhe ne ishim vetëm duke pasur një drekë të mrekullueshëme anës detit kur ai hodhi pyetjen, ajo ishte krejtësisht e papritur./zoneelire.blogspot.com/












No comments:

Post a Comment