
“The Ides of March”, në të cilin po ashtu luajnë Ryan Gosling, Paul Giamatti dhe Philip Seymour Hoffman, është një rrëfim për fushatën presidenciale amerikane.
Organizatorët e festivalit kanë njoftuar të mërkurën se filmi do të jetë në garë për çmimin kryesor “Luani i Artë”. Filmi “The Ides of March” do të ketë premierën botërore më 31 gusht, pas ceremonisë së hapjes së Festivalit të Venecias, i cili zgjat deri më 10 shtator.
George Clooney, fitues i çmimeve “Oscar”, shpeshherë ka qenë pjesëmarrës në Festivalin e Venecias.
(yllpress.com)
No comments:
Post a Comment