RTL:Kosovari me filmin më te mirë për integrim

“Ëndrra ime”, quhet filmi i 19 vjecarit me preardhje nga Kosova, Besnik Salihi, i cili ishte vlerësuar më i miri në Gjermani nga Televizioni gjerman RTL.
Në filmin e tij të shkurtër që trajton zhvillimin e pasionit me breakdance, studenti nga Kosova mlodhi në skenën e filmit për të vallëzuar gra të moshuara me një grup të rinjësh duke përcjell kësisoji porosinë për tjekalimin e dallimeve ndërmjet të rinjve dhe të moshuarëve, gjermanëve dhe të huajve.



Besniku kishte trajtuar temën e intregrimit dhe për këtë ishte shpërblyer të hënën në Berlin me cmimin për integrim "Award Com.mit„ nga RTL.
Çmimi i RTL-it ishte ndarë nga Komisionerja për integrim në Qeverinë e Gjermanisë, Maria Böhmer.
Një garë e tillë vlente për të gjithë nxënësit në tërë vendin, me qëllim të inkurajimi të tyre në zhvillimin e kinematografisë edhe me tema të migrimit dhe të integrimit.(albinfo.ch)




No comments:

Post a Comment