Ekonomia, FMN takim me deputetët e PS-së

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar vijuan sot ‘raudin’ e dyte te takimit ne Komisionin e Ekonomise, kete radhe me anëtarët e opozitës në kete komision.

Takimi vjen nje dite pas atij te zhvilluar me deputetet e maxhorances ne kete komision dhe behet i ndare per shka te bojkotit te opozites nga gjithe veprimtaria e punes se Kuvendit.

Ne qender te takimit ashtu si edhe dje jane ndryshimet ne buxhet dhe borxhi i jashtem.

Takimi kryesohet nga shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gerwin Bell dhe perfaqesues te FMN, te cilet ndodhen prej disa ditesh ne vendin tone.

Gjate takimit te djeshem ne fokus kane qene ndryshimet ne buxhet ne favor te uljes se deficitit qe ka kapur nivele rekord.

Ne nentor Gerwin Bell e keshilloi qeverine qe gjate vitit 2011 ta mbante deficitin ne nivelin 2.5 % te GDP, nderkohe qe te dhenat reale te fundit tregojne shifra shume me te larta se ajo e keshilluar.

Sipas axhendes pritet qe nesër shefi i misionit të FMN-së Gerwin Bell do të ketë një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Ridvan Bode si dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment