E djathta e krizës ekonomike, Berisha rriti borxhin 1,6 për qind në vit

Partitë Popullore Evropiane njihen për ekstremizmin e tyre dhe korrupsionin e madh me të cilin kanë zhytur vendet në një dekadë në krizën më të madhe ekonomike që po njeh bota. Kujtojmë këtu se në Angli, sapo iku Toni Bler, ekonomia britanike ra menjëherë me kokë.

Por para saj rrugën e ndoqën Franca, tashmë dhe Gjermania e kancelares Merkel që nuk po mbledh dot borxhet e mëdha duke i marrë në pasuri të patundshme. Gati për të shkuar në greminë është dhe Italia, ndërsa vendet e tjera të vogla anëtare të BE-së ku qeveris e djathta po ikin pikiatë. Madje edhe Sali Berisha gjatë qeverisjes së tij e zhyti vendin në 10 për qind borxhe më shumë vetëm në 6 vjet qeverisje. Kryeministri i ka rritur vendit tonë 1,6 për qind në vit borxhin publik duke e çuar vetëm një hap nga buza e greminës dhe këtë ia komunikoi FMN pak ditë më parë.

Duket se qeveritë e djathta sjellin vetëm thellim të korrupsionit dhe hendekut mes të pasurve dhe të varfërve. Mjafton të përmendet se në Shqipëri 4 për qind e popullsisë zotëron 60 për qind të pasurisë së përgjithshme. Kujtojmë se Berisha e mori qeverinë vetëm me 50 për qind të borxhit publik dhe e çoi deri në 60 për qind në qeverisjen e tij 2005-2011.

(ama-news.al)


 
 

No comments:

Post a Comment