Dy tabletët e rinj të Archos.

Archos ka prezantuar dy tablet të rinj, modelin Archos 80 G9 dhe Archos 101 G9.

Bëhet fjalë për dy tablet me sistem operimi Android Honeycomb 3.1, i pari me ekran 8-inch me prekje ndërsa i dyti me ekran 10.1-inch, me një processor 1.5 GHz TI OMAP4 dual-core, një memorje të integruar 16 GB, një kamera që regjitstron në 720 p HD, G-sensor, WiFi dhe Bluetooth.
Të dy këto modele do të dalin në treg në fund të muajit Shtator dhe kostoja për Archos 80 G9 është 279 $, ndërsa për prototipin Archos 101 G9 është 349 $.




(gazetaonline.net)



No comments:

Post a Comment