Duff McKagan sukses në "Qemal Stafa" prezanton albumin

Ish basisti i grupit Guns N’Roses, Duff McKagan, ka dhënë mbrëmë në stadiumin "Qemas Stafa" koncertin e tij me bandën muzikore Loaded. Grupi “Duff McKagan’s Loaded” ka interpretuar këngë nga albumi i ri si: “Lords of Abaddon”, “Executioner’s Song”, “Dead Skin”, “We Wi”, si dhe kwngw nga dy albume tw tjerw. Surpriza me e madhe e mbremjes ka qenw interpretimi i këngëve të Guns N’Roses, hitet si “Paradise city” , “So Fine” etj.

Ky grup hard rocku zgjodhi Shqipërinë si vëndin e parë në të cilin fillon turi i tyre europian për të promovuar albumin e tyre të katërt “The Taking”. Në lidhje më këtë fakt këngëtari dhe kitaristi i grupit McKagan, deklaroi dje : "Kam qënë me turne që në mesin e viteve ’80, por është bukur të vizitosh gjithmonë vende të reja edhe pse më parë nuk kam pasur shumë njohuri për Shqipërinë.

Në grupin Loaded, ai vetë është këngëtar dhe kitarist, ndërsa në bateri është Geoff Reading, kitarist Mike Squires, Bass Jeff Rouse dhe drums Isaac Carpenter.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment