Dogana Shqiperi - Kosove , njelloj si Shqiperi - Greqi.

Turistët kosovarë që duan te kalojne pushimet në Shqipëri, detyrohen të kalojnë orë të tëra në radhe të gjata para doganës që lidh Shqipërinë me Kosoven.Ngadalesia, burokracia dhe kapacitetet e ulta me te cilat punon pika doganore dhe e kalimi kufitar i ngjan me se shumti koheve te vështira me doganat greke kur emigrantet rraskapiteshin me dite te tera ne te dyja anet e kufirit. Kete situate nuk e kalojne vetem turistet por edhe tregetaret te cilet pavaresisht lehtesive qe u jane krijuar nga ndertimi rruges se re ne Shqiperi, nuk po mund te kalojne dot murin qe u krijohet ne kufi nga autoritetet. Ne anen kosovare koha e perpunimit te mjeteve eshte me e shpejte ndersa ne anen e Shqiperise nis rraskapitja. Shume udhetare thone se preferojne te kalojne nga Maqedonia per ne Kosove.

Automjetet, trajlerat dhe autobusat presin me ore per shkak se pala shqiptare punojne vetem dy sportele ndersa autoritetet kosovare punojne me 5 sportele.

Kjo situate absurde po krijohet ne kufi prej 6 muajsh dhe me se shumti ka demtuar tregetine e mallrave. Tregetaret e prodhimeve bujqesore qe vijne ne shqiperi per tu furnizuar thone se pesojne deme te konsiderueshme per shkak te qendrimit te gjate ne kufirin mes dy shteteve shqiptare qe ne menyre shume absurde nuk po gjejne nje zgjidhje per kete mur te ngritur prej tyre.

(24-ore.com)



No comments:

Post a Comment