Ditëlindja e 84-t bëhet hit në internet (VIDEO)

Videoja e cila paraqet mundimet e Ritës dhe Frankut, të cilët luftojnë për të bërë një foto në ditëlindjen e Frank me Mac-un e tyre, i ka kthyer ata në yjet e hutuar të internetit.

Çifti po përpiqej të bënte një foto për t′ia dërguar miqve në ditëlindjen e 84-t të Frankut, por ndërsa Rita po priste më kot për një "klik" tradicional të kameras, ata përfunduan duke xhiruar një video.

Tani falë mediave të huaja, videoja është bërë e famshme me rreth 566,000 shikues deri tani.

Duket se ata kurrë nuk e morën foton që donin - por pavarësisht zotërimit të kufizuar të teknologjisë, ata arritën që të shndërrohen në yje të internetit. 
(albeu.com)



 

No comments:

Post a Comment