Dieta e japonezëve për dobësim

Dieta Zen që mbërrin nga Japonia është një regjim ushqimor, që ka patur shumë rezultat për humbjen e kilogramëve të tepërt në një kohë të shkurtër. Kjo dietë, sipas të dhënave, bën që të humbasësh 5 kilogram brenda një jave.

Kur flitet për dietë që vjen nga lindja bëhet fjalë qartësisht për artin e të ngrënit. Dieta Zen ka disa sjellje që duhen respektuar gjatë vakteve.

Ja disa këshilla të thjeshta:

- Hidratohuni duke pirë shumë ujë.

- Evitoni të hani shumë mish. Këshillohet të konsumoni dy rracione në javë

- Një traditë e mirë japoneze është zëvendësimi i mishit të kuq me peshk.

- Mos u mbingopni dhe vërini detyrë vetes që të hani ngadalë.

- Ndajeni ushqimin në pjesë shumë të vogla.

- Bëni të paktën gjysmë ore aktivitet fizik në ditë. P.sh ecni me ritëm të shpejtë gjysmë ore në park.

- Pini 3 ose 4 caj jeshil në ditë pa sheqer.

- Zgjidhni ushqime biologjike të pasura me minerale, fibra dhe vitamina.

No comments:

Post a Comment