Dënohet ish ministri i Financave të Egjiptit me 30vjet burgim.

Me 30 vjet burgim u dënua ish-ministri i Financave të Egjiptit,Youssef Boutros-Ghali, me akuzat, për korrupsion dhe shpërdorim detyre.Gjykata urdhëroi gjithashtu Butros Ghali, i cili kërkohet nga Interpoli t’i kthejë shtetit 30 milion (monedhë egjiptiane) dmth (rreth 3.4 milionë euro) si dhe të paguajë një gjobë prej 70 million (më shumë se 8 milion euro).

Gjithashtu Ghali u gjet fajtor për përdorimin e makinave që ishin sekuestruar nga doganat, si dhe për shfrytëzimin e arkës së shtetit, konkretisht ministrisë, gjatë fushatës së tij për zgjedhjet e fundit parlamentare të 2010./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment