CNN: Shpëtimi i Greqisë trondit themelet e sistemit bankar të BE-së

CNN në faqen e saj në internet publikon raportazh për Greqinë me titull, “Greece prepares to sell off state assets to to get loans” (“Greqia përgatitet për të shitur pasuritë e shtetit për të marrë kredi”).

“Vendi është duke u përgatitur për të shitur pronën e shtetit për të qënë në gjendje të përmbushë kërkesat e huadhënësit ndërkombëtarë,” shkruhet në artikull, i cili përmend edhe mbledhjen e djeshme të ministrave të Financave Europianë.

“Greqia ndodhet në “rrugë të mirë” për të marrë këstin e dytë të ndihmës financiare”, nënvizohet në artikull por gjithashtu thekson nevojën se duhet të merren masa shumë të ashpra, dhe vijon më poshtë duke thënë: “Kryeministri Jorgo Papandreu po përballet me votëbesimin e parlamentit, në një kohë kur protestat e të “indinjuarve”, vazhdojnë në sheshin Sintagma”.

“Ministrat vlerësuan progresin e konsiderueshëm që është arritur nga autoritetet greke gjatë vitit të fundit dhe janë të vetëdijshëm për sfidat e rënda me të cilat përballen grekët në këto kohë të vështira”, kanë deklaruar zyrtarë të lartë të vëndeve të Europës.

“Kriza krijon shqetësime për monedhën e Europës, euro. Pagesa e borxhit nga Greqia ose nga vende të tjera që janë duke u përballur me të njëjtën situatë, siç është Portugalia apo Irlanda, do të mund të ndikonte negativisht në ekonominë globale,” theksohet gjithashtu në artikull.

“Reformat e vështira kanë çuar deri më tani në rritjen e taksave në sektorin publik, në humbje të vendeve të punës, ndërkohë që papunësia ka arritur në nivele rekord. Të gjitha këto intensifikojnë frikën se përpjekjet për të ristrukturuar borxhin grek do të dëmtojnë sektorin bankar të Evropës dhe do të shkaktojnë panik te investitorët, të ngjashëm me atë të krijuar nga Lehman Brothers në Shtetet e Bashkuara në vitin 2008″ përfundon reportazhi.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment