Clooney kërkoi ndarjen nga Canalis.

Lajmi për ndarjen e Elisabetta Canalis dhe George Clooney erdhi dy ditë më parë, si rrufe në qiell të hapur.Cifti deklaroi ndarjen me anë të një komunikate të thjeshtë dhe të shkurtër. “Nuk jemi më bashkë”, kanë deklaruar në komunikatë. Sipas mediave italiane shkak për ndarjen duket se është bërë një sherr i madh që detyroi showgirl-in që t’ia mbathte në Meksikë. Megjithatë kërkesën për ndarjen përfundimtare duket se e ka bërë aktori Clooney.

Ditët në vazhdim me siguri që do të zbardhet plotësisht arsyeja e përfundimit të historisë së dashurisë që mori udhë dy vite më parë dhe që tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës.



(femina.al)


No comments:

Post a Comment