City dhe Chelsea hidhen përsëri pas Pastores

Dy klubet angleze, Chelsea dhe Manchester City janë hedhur përsëri në sulm për të siguruar shërbimet e lojtarit të Palermos, Javier Pastore i cili ka thënë se ende nuk e di të ardhmen e tij.

“Unë kam bërë shumë mirë që jam transferuar te Palermo pasi kjo gjë ishte shumë e rëndësishme për karierën time. Unë shoresoj se do të luaj mirë edhe në vitet e ardhshme”.

“E ardhmja ime do të vendoset pas Copa America. Unë do të bisedoj me presidentin, Maurizio Zamparini dhe me agjentin tim, dhe tani ne do të punojmë për atë se çfarë do të bëjmë”, tha Pastore për Sky Sport Italia.


(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment