Chelsea, ofertë maramendëse Agueros

Mediat angleze raportojnë se Chelsea ka bërë një ofertë maramendëse në drejtim të sulmuesit të Atletico Madridit, Sergio Agueros.

The Daily Star tregon se natën e fundit Chelsea ka bërë një ofertë prej 50 milionë euro për Agueron i cili është bërë në njërin ndër lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj vere.

Kjo ofertë e Chelseat për Agueron erdhi pasi mediat kanë raportuar se sulmuesi ishte shumë pranë kalimit te klubi italian, Juventus.

Manchester City ishte i gatshëm të paguaj klauzolën e lojtarit që është 45 milionë euro por tani Chelsea me ofertë prej 50 milionë i ka rrëzuar të gjithë klubet nga gara për të nënshkruar me sulmuesin.


(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment