Casillas: E duam Ligën dhe Ligën e Kampionëve

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka thënë se klubi i tij në sezonin e ri dëshiron të vërtetojë se është i gatshëm të fitojë tituj më të rëndësishëm duke përfshirë këtu edhe Ligën e Kampionëve.

“Është e vërtetë se ne duhet të shikojmë se çfarë ndodhë në çdo ndeshje. Në sezonin e kaluar ne patëm një eksperiencë të keqe në ndeshjen e parë kundër Barcelonës pasi humbëm me rezultat 5-0. Mirëpo ne më pas e morrëm vetën dhe fituam në finale të Copa del Rey ndërsa ne përballjen e Ligës së Kampionëve nuk kishim shumë fat”.

“Synimi ynë për sezonin e ri është që të fitojmë titullin e ligës dhe Ligën e Kampionëve dhe t’i tregojmë të gjithëve se Real Madridi është i aftë të fitojë tituj”, tha Casillas.


(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment