Burg përjetë, ish- ministrja bëhet e para grua që dënohet për gjenocid

Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Ruanda, ka dënuar me burgim të përjetshëm një ish- ministre, e cila është gjetur fajtore për gjenocid.Paulina Niaramashuhuko dhe djali i saj janë gjetur fajtorë për krimet e kryera në krahinën jugore të vendit gjatë masakrës së vitit 1994.

65 vjeçarja, ish- ministre për familjen, e cila ishte përgjegjëse për avancimin e të drejtave të grave, u gjet fajtore për 11 akuza në një gjyq që ka zgjatur 10 vite.

Milicia e ushtria e etnisë Hutu në Ruanda masakroi brenda 100 ditësh 800 mijë persona nga minoriteti Tutsi dhe disa Hutu të moderuar politikisht.

Ajo nuk shfaqi asnjë emocion gjatë dhënies së vendimit. Ish- ministrja kishte urdhëruar vrasje e përdhunime. Madje në një rast ajo urdhëroi masakrimin e disa të arratisurve, që menduan se gjetur një strehë të sigurt.

Ekspertët thonë se është shokuese se si një grua që ishte trajnuar për të mbrojtur jetën, shkoi në këtë gjendje.

(gazetatema.net)



 
 

No comments:

Post a Comment