Brad Pitt nuk lejon fëmijët e tij në xhirime.

Brad Pitt po përpiqet të mbrojë fëmijët e tij nga filmi i ri që po realizon.
Aktori është aktualisht në Maltë duke xhiruar triller-in apokaliptik World War Z, ndërsa në të njëjtën kohë përpiqet për të bindur fëmijët e tij pse nuk do të ishte mirë për ta vizituar atë në punë.

"Zakonisht Brad-it i pëlqen të ketë afër fëmijët e tij gjatë xhirimeve të një filmi, por jo këtë herë. Njerëzit që janë bërë të duken si zombi janë goxha të tmerrshëm dhe do të frikësonin edhe fëmijët më të mëdhenj të tij. Ai po nxjerr disa justifikime dhe po sigurohet që ata të qëndrojnë në shtëpi gjatë kësaj kohe" tha një burim i afërt me aktorin./zoneelire.blogspot.com/



No comments:

Post a Comment