77-vjeçari behet “baba serial”, me 3 femije ne 3 vjet

Ndihet krenar Dennis Ealam, i cili edhe pse në moshën 77 vjeç i ka sjellë në jetë të shoqes Cora, 37 vjeç, tre fëmijë brenda 3 vjetësh.

Pensionisti, i cili u desh të heqë një tumor në tru në vitin 2008, është bërë baba i Violet, pas Johnathan (3 vjec) e Jessie (17 muajsh). Burri, i cili ka edhe 16 nipër dhe 3 stërnipër nga martesa e parë, është betuar se Violet do të jetë fëmija e tij e fundit.

Adhuroj të jem baba dhe ndihem entuziast, por jam shumë i vjetër për të bërë të tjerë – tregon -.

Eshtë e vështirë të keshë fëmijë në çdo moshë, imagjino pas 70 vjeçëve. Mendimi im i parë, pasi Cora më tha për shtatzaninë, ishte: ‘Oh Zot, edhe një tjetër, jo!”.

Vetë gruaja ka mbetur e befasuar nga shtatëzania: “Merrja pilulën – shpjegon ajo -, për mua ishte një shokim kur mora vesh se isha sërish shtatzënë”.

Çifti nga Linkolni është bashkë që prej vitit 2007, kur gruaja u nda nga i shoqi i parë dhe sipas asaj që thotë ajo, diferencën e moshës nuk e ka problem. Ata kanë edhe bekimin e gruas së parë të Denis, Ros, e cila ka fëmijë me 77-vjeçarin.



No comments:

Post a Comment