Brad dhe Angelina, martohen në shtator?

Yjet e hollivudian, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë qenë gjithmonë të hapur për faktin se ata nuk e ndjejnë të nevojshme që të martohen për të provuar dashurinë e tyre.

Por tani për hir të fëmijëve të tyre ky qëndrim mund të ndryshojë.

Revista In Touch Weekly raporton se çifti do të martohet në shtator.

“Ata duan ta realizojnë dasmën në kishën e Miraval, dhe tashmë po bëjnë listën e të ftuarve”, ka thënë një burim për In Touch Weekly.

Kjo nuk është hera e parë që dalin zëra në lidhje me një martesë të mundshme të Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

(gazetaexpress.com)




No comments:

Post a Comment