Botoxi i bën femrat e reja të duken më të moshuara

Nëse me tretmanët e botoksit fillohet në fund të viteve të 20-ta dhe në fillim të viteve të 30-ta, femrat do të duken më të moshuara për shkak të dëmtimit të muskujve të fytyrës.

Për shkak se botoksi është duke u përdorur me të madhe nga yjet e Hollivudit, kërkesat për këtë preparat kozmetik janë në rritje e sipër.

Shkencëtarët britanikë thonë se botoksi nuk është aq i padëmshëm sikur që thuhet në reklama.

Ata thonë se pohimi që botoksi parandalon paraqitjen e rrudhave, është rrenë, në fakt përdorimi i botoksit te këto mosha ka efekt të kundërt, duke shkaktuar paraqitjen e plakjes së parakohshme.

- Botoksi vepron duke i relaksuar muskujt që janë përgjegjës për shkaktimin e rrudhave, duke larguar rrudhat mesatare, por definitivisht mund të thuhet se botoksi nuk mund të konsiderohet preparat për parandalimin e rrudhave – ka deklaruar dr. Darren McKeown për gazetën “Daily Telegraph”.

Dr. Darren thotë se, fillimi i përdorimit të botoksit në moshën 20 apo 30 vjeçare sjell më shumë dëm, sesa dobi sa i përket pamjes së fytyrës, e cila me të vërtetë nuk do të ketë rrudha, por për shkak të muskujve të lëshuar do t’ju bëjë që të dukeni shumë më e vjetër, gjë që vërehet sidomos rreth syve.
(femina.al)

No comments:

Post a Comment