Birra "Norga", punëtorët në protestë, 3 shoqërohen forcërisht në polici

Policia e Vlores ka shoqëruar 3 nga punonjësit e fabrikes së birrës “Norga”. Ngjarja është shënuar rreth orës 09.30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa punonjësit sapo kishin nisur grumbullimin para fabrikës për të vijuar protestat kundër sekuestrimit të kompanise A&B nga banka Raiffeisen.

Disa punonjes te policise kanë shoqëruar forcërisht 3 nga punëtorët e pranishëm, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga policia e Vlorës lidhur me shkakun e shoqërimit të tyre.

Sekuestrimi i aktivitetit të kompanisë A&B u mor një javë më parë si një masë nga Raiffeisen Bank, sipas të cilës kjo kompani nuk ka shlyer kredinë e marrë, ndeëkohë që pronarët e firmës pretendojnë se nuk janë ndjekur procedura korrekte.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment